KOSOVË

Kryeministrja italiane tregon momentin e sikletshëm gjatë pushimeve në Shqipëri

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni në një postim në rrjetet sociale ka treguar momentin për të cilin thotë se i vinte turp.

Bëhet fjalë pikërisht për momentin kur kryeministri Edi Rama i ka treguar për një video që u bë virale bë rrjetet sociale ku shfaqen 4 italianë teksa ikën nga një restorant pa paguar faturën.

“Më vinte turp, sepse Italia që dua të përfaqësoj nuk është një komb që flitet jashtë për këto gjëra, që nuk respekton punën e të tjerëve, që mendon se është argëtuese duke mashtruar të tjerët.”, thotë Meloni.

Ashtu siç edhe ishte bërë e ditur nga Rama në një intervistë dhe Meloni tregon se i ka kërkuar ambasadorit të paguajë faturën e 4 italianëve.

“Ndërsa isha në Shqipëri, kryeministri Rama më tregoi historinë e 4 italianëve që ikën në një restorant lokal pa paguar faturën. Më vinte turp, sepse Italia që dua të përfaqësoj nuk është një komb që flitet jashtë për këto gjëra, që nuk respekton punën e të tjerëve, që mendon se është argëtuese duke mashtruar të tjerët. Ndaj vendosa t’i kërkoja ambasadorit që të shkonte për të shlyer faturën, të cilën e pagova vetë. Asgjë e madhe, në fakt as që e raportova. Megjithatë edhe kjo ka krijuar polemika në Itali, nga një opozitë që me sa duket preferon një tjetër imazh të Italisë. Më vjen keq sepse shpresoja që të paktën për diçka kaq të parëndësishme të biem dakord të gjithë.”, shkruan Meloni në rrjetin e saj social X që më parë njihej si Twitter.

Related posts

Kurti mbledh ministrat

Gjyla Halili

E përmbyllëm me më shumë shpresë për të ardhmen e ndritur të Kosovës

admin

Lladrovci: Zbulimet në Kalanë e Vuçakut dëshmojnë për lashtësinë në zemrën e Kosovës

Gjyla Halili

Leave a Comment