SPORT

Skuadra shqiptare mobilizon forcat ndaj Vardarit, trajneri shpreh optimizmin

Skuadra shqiptare Voska Sport nga Ohri synon fitore në duel me Vardarin e Shkupit, në takimin e javës së tretë të elitës së futbollit maqedonas.

Ballafaqimi luhet nesër në orën 17.00 në Ohër.

Trajneri Voska Sport, Milan Radoviq, shpreh optimizmin: “Një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, pasi kemi pësuar dy disfata paraprakisht, edhe pse realisht kemi luajtur mirë në të dyja ndeshjet, mirëpo në aspekt të rezultatit nuk kemi kaluar mirë.

Unë së bashku me stafin tim besojmë në këto djem, në ekipin tonë, mendoj se mund të bëjmë rezultat të mirë, të fitojmë Vardarin, edhe pse e dimë që Vardari është një emër i madh në Maqedoni, mirëpo për ne është e njëjtë, edhe pse tek ne vijnë në një moment jo të mirë”.

Related posts

Juventus triumfon në derbin lokal

admin

Kosova me dy garues në evropianin e atletikës në sallë

admin

Hapen konkurset për 3 stadiumet e reja në Shqipëri, do të jenë 10 mijë vendesh

admin

Leave a Comment