AKTUALE

REISUL ULEMA I BFI U PRIT NGA SEKRETARI GJENERAL I LIGËS BOTËRORE ISLAME NË MEKË DR MUHAMED ABDULKERIM EL ISA

Banner

Sot më 17.08.2023 Reisul Ulema i BFI e RMV H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i shoqëruar nga H. Ismet ef. Ademi u prit nga Sekretari Gjeneral i Ligës Botërore islame – RABITA me seli në Mekë Ekselenca e tij Dr. Muhamed Abdulkerim El Isa.
Reisul Ulema i shprehi falënderimet e tij për pritjen e ngrohtë duke e konsideruar si respekt ndaj muslimanëve të BFI dhe përkrahje të punës së palodhshme që e bëjnë të gjithë faktorët relevantë në krye me Reisul Ulemanë, duke biseduar edhe për rrjedhat islame në RMV si dhe sfidat me të cilat ballafaqohen pjestarët e Islamit, njiherit e njoftoi mbi vlerat islame në RMV dhe urtësia që duhet t’i përcjellë ato.
Sekretari gjeneral Dr. Muhamed Abdulkerim El Isa shprehu falënderimet e tija Reisul Ulemas për pritjen që iu bë në RMV me rastin e vizitës së tij Bashkësisë fetare islame, punën dhe angazhimin e tij, si dhe gjërë e gjatë foli për rrjedhat islame në tërë botën, sfidat me të cilat ballafaqohen muslimanët dhe nevoja e kultivimit të urtësisë, mençurisë dhe paqës në botë, sepse vet Islami është i tillë.
Më në fund Eminenca e tij Reisul Ulemasë i dhuroi punimin e bukur “Kullën e saatit” që qëndron përballë Qa’bes së bekuar.

Banner

Related posts

VLEN: BDI-ja e demaskuar dhe e ekspozuar para syve të popullit shqiptar

Gjyla Halili

Ndryshimet ligjore, tash e tutje mund të punësohen edhe persona nën moshën 18 vjeçare

Gjyla Halili

Një 46-vjeçar i vdekur dhe një 13-vjeçare e plagosur. Familja Tërziu e përfshirë sot në incidentin e armatosur në Tetovë

Gjyla Halili

Leave a Comment