BOTA

Video/ Humbi ndjenjat pasi u mbyt nga ushqimi, polici hero shpëton jetën e foshnjës të porsalindur

Ndërhyrja e një oficeri policie në Kolorado të SHBA-së, i ka shpëtuar jetën një foshnje të porsalindur që po mbytej dhe kishte humbur ndjenjat.

Prindërit e fëmijës pasi thirrën urgjencën, një polic arriti në shtëpi, ku me shpejtësi të madhe ngjiti shkallët në katin e dytë për të shpëtuar fëmijën.

Në videon e publikuar nga video e publikuar nga Zyra e Sherifit të Qarkut Arapahoe në Centennial Township, Nick Pacheco, shihet polici që merr foshnjën nga krahët e së ëmës dhe pasi i bën disa masazhe gjoksi, e kthen me fytyrë poshtë dhe e përkëdhel disa herë pas shpinës.

Pak çaste më vonë, foshnjës mavijosur, e cila ishte mbytur nga një kombinim i qumështit dhe drithërave të foshnjës, i rikthehet vetëdija dhe fillon të qajë.

Sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, foshnjat e porsalindura nuk duhet të konsumojnë asnjë ushqim tjetër përveç qumështit dhe formulës së foshnjave para moshës gjashtë muajsh.

Drithërat “infant” konsiderohen ushqim të ngurtë dhe ekziston rreziku i mbytjes tek një foshnjë më e vogël se kjo moshë.

Sipas Daily Mail, foshnja u dërgua në Spitalin e Fëmijëve në Kolorado për t’iu nënshtruar analizave. Tani ai është kthyer në shtëpi dhe po gëzon shëndet të plotë.


Top Channel

Related posts

Zyrtarët izraelitë dhe palestinezë shprehin ‘gatishmëri’ për të punuar për të ndaluar dhunën

admin

Macron bën thirrje për rend dhe qetësi në Francë

admin

Thirrje për ndihmë teksa uria kaplon Kartumin e dërrmuar nga lufta

admin

Leave a Comment