SHQIPËRI

“Burgimi i Mujecit pa afat mund të zgjasë deri në një muaj” – Flet gazetarja nga Tirana

Ish-asamblisti i Vetëvendosjes në Komunën e Prishtinës, Besnik Mujeci, do të qëndrojë prapa grilave për kohë të pacaktuar.

Kjo pasi që ndaj tij dhe katër të arrestuarve të tjerë gjatë operacionit antidrogë në Shqipëri, Gjykata penale në Tiranë ka caktuar masën e burgimit pa afat.

Një masë e tillë është caktuar pasi gjykata e ka pranuar kërkesën e prokurorit që pesë të dyshuarit Mithat Ramadani, Besnik Mujeci, Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdia, të vijojnë të hetohen në qeli.

Këtë seancë e ka përcjellë gazetarja nga Shqipëria, Aida Topalli, e cila ka thënë se kjo masë burgimi shqiptohet në rastet kur hetimet janë në proces.

Ajo ka thënë se burgimi pa afat mund të zgjasë deri një muaj, e përmes provave të reja që mund të sigurojë Prokuroria, sipas saj, merren vendime tjera.

Përveç Mujecit, gazetarja thotë se të paktën tre emra tjerë që janë zyrtarë të lartë institucionalë të Kosovës që dyshohet të jenë përfshirë në këtë grup të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Ajo ka theksuar mungesën e bashkëpunimit ndërmjet organeve të rendit të Kosovës e Shqipërisë.

Ndryshe, Mujeci ishte në mesin e pesë të arrestuarve në Tiranë nën dyshimin për trafikim droge, me ç’rast Policia Shqiptare kishte njoftuar se në një autobusë ka gjetur doza narkotikësh që kapin vlerën prej 400 mijë eurosh.

Pas këtij rasti, Lëvizja Vetëvendosje e kishte përjashtuar Mujecin nga të gjitha strukturat e saj.

Related posts

E rëndë në Durrës, 20-vjeçarja vetëhelmohet me ilaçe

admin

Ilir Meta mbështet VMRO-DPMNE-në: Fitorja e tyre do t’i jep një dimension të ri zhvillimit ekonomik të vendit

Gjyla Halili

Shqipëria dhe Mali i Zi mbajnë sot mbledhjen e përbashkët për të dytën herë (axhenda)

admin

Leave a Comment