BOTA

Lind fëmija i parë me fekondim artificial, babai vdiq nga kanceri në 2019-tën

Në Portugali ka lindur fëmija i parë nga fekondimi artificial, babai i të cilit ka vdekur në vitin 2019 nga kanceri.

Fëmija ka lindur dje në një spital në Porto dhe peshon gati katër kilogramë. Ai mban emrin e parë të babait të tij, Hugo, dhe të dytin, Guilherme, i zgjedhur për të po nga babai i tij.

Babai i tij vdiq nga kanceri në vitin 2019, në moshën 29-vjeçare, por jo pa lënë më parë spermën e tij në laborator dhe një autorizim me shkrim ku aprovon fekondim.

Pjesa tjetër e betejës ligjore duhej të bëhej nga e veja Ângela Ferreira, tani nëna e të voglit Hugo Guilherme. Ligji portugez i riprodhimit të asistuar daton në vitin 2006 dhe ndaloi fekondimin me material gjenetik nga një dhurues i vdekur.

Megjithatë, paradoksi ishte se ndalimi vlente vetëm për donatorët e familjes dhe jo për ata anonimë, të cilët si të tillë tashmë mund të kishin vdekur.

Ishte angazhimi i Angelës, protagoniste e dokumentarëve dhe lajmeve që atëherë, që çoi fillimisht në një mbledhje nënshkrimesh dhe më pas në një debat në parlamentar.

Partia Socialiste, Komunistët dhe Blloku i Majtë vendosën së bashku për të ndryshuar ligjin, duke përfshirë Portugalinë, ndër të paktat vende që e lejojnë këtë praktikë pas vdekjes së njërit prej bashkëshortëve.


Top Channel

Related posts

Biden zotohet se do të ofrojë ndihmë për rimëkëmbje të Floridës, pas stuhisë

admin

Reshjet rekord paralizojnë Hongkongun – Top Channel

admin

Ministri përfshin dhe ‘prindërit e demonstruesve’ në dënimet për trazirat në Francë (fotot)

admin

Leave a Comment