BOTA

E porositi të mos hapte derën, babai gjen vajzën 11-vjeçare të vdekur nën krevat/ Ishte përdhunuar nga sulmuesi

Një krim i tmerrshëm në Teksas që përfshin përdhunimin dhe mbytjen e një vajze 11-vjeçare po hetohet nga autoritetet lokale.

Vajza e vogël Maria u gjet e pajetë disa orë pasi lajmëroi të atin se një i panjohur. po trokiste në derën e banesës ku jetonin të dy.

Carmelo Gonzalez, 32 vjeç, i tha Fox 26 se sapo kishte mbërritur në punë në orën 10:00 të mëngjesit të së shtunës së kaluar, kur mori një mesazh nga vajza e tij se dikush po trokiste në derën e shtëpisë së tyre në Pasadena.

“I thashë që të mos e hapte derën sepse sapo shkova në punë dhe ajo tha se do të qëndronte në shtrat”, tregon babai.

Sipas shefit të policisë lokale Josh Brugger, babai i vajzës së vogël më vonë u përpoq ta kontaktonte, por ajo nuk u përgjigj. Kështu ai u kërkoi të afërmve që jetojnë në të njëjtën ndërtesë të shkonin të kontrollonin se çfarë po ndodhte. Kur mbërritën në banesë, dera e përparme ishte e mbyllur, por e hapur. Pasi kanë hyrë brenda dhe kanë hedhur një vështrim të shpejtë përreth vendit. Ata nuk e gjetën 11-vjeçaren, kanë telefonuar 32-vjeçarin dhe i kanë thënë se vajza e tij mungonte.

Babai i shqetësuar mbërriti në shtëpi rreth orës 15:00, rreth pesë orë pas mesazhit të fundit nga vajza, dhe filloi të kërkonte dhomat. Pikërisht atëherë ai zbuloi trupin e pajetë të vajzës nën shtratin e tij.

“Ata lanë vajzën time të vogël nën shtrat në një qese plastike,” i tha Gonzalez faqes lokale.

Siç ka rezultuar nga këqyrja e trupit, vogëlushja ishte abuzuar seksualisht para se të mbytej, ndërsa kishte marrë edhe një goditje të fortë me një instrument të mprehtë në kokë, sipas New York Post.

Aktualisht nuk ka asnjë të dyshuar për krimin jashtëzakonisht të dhunshëm, tha shefi i policisë së Pasadenës.

Sipas tij, ka shumë mundësi që vogëlushja ta ketë njohur autorin, pasi në shtëpi nuk ka shenja të vjedhjes. Ky person ndoshta e dinte edhe orarin e babait, pasi ai u shfaq në derë vetëm gjysmë ore pasi kishte dalë nga shtëpia dhe ishte nisur për në punë.

Vetë Gonzalez është përjashtuar si i dyshuar pasi u kontrollua dhe u konfirmua alibia e tij, theksoi Josh Brugger gjatë konferencës për shtyp që dha.

Gonzalez dhe vajza e tij e vogël jetonin vetëm në apartament, ndërsa nëna e Marias së vogël besohet të jetë në Guatemalë.


Top Channel

Related posts

Ndasitë mes vendeve evropiane për grurin e Ukrainës

admin

NYT: Si një reper si Ghali, mund të ndryshojë mendimin e italianëve për emigrantët!

admin

Aleatët premtojnë miliarda dollarë për rindërtimin e Ukrainës në konferencën e Londrës

admin

Leave a Comment