BOTA

Veshka e një derri, funksionale në trupin e njeriut më shumë se një muaj

Kirurgët amerikanë, të cilët e kanë transplantuar veshkën e modifikuar të një derri në trupin e një pacienti me tru të vdekur, kanë thënë se mërkurën se organi është duke punuar edhe pas 32 ditësh – hap i rëndësishëm në garën për ta luftuar mungesën e dhurimit të organeve.

Procedura e fundit eksperimentale është pjesë e një fushe kërkimi që synon t’i avancojë transplantimet mes krijesave të ndryshme, duke i përdorur trupat e njerëzve që janë dhuruar për qëllime shkencore.

Momentalisht në Shtetet e Bashkuara ekziston një listë prej 103.000 personave që presin për transplantim organesh, dhe prej tyre, 88.000 kanë nevojë për veshkë.

“Ne i kemi modifikuar gjenet e veshkës së derrit që po punon që një muaj në trupin e njeriut”, ka thënë Robert Montgomery, drejtor në Institutin për Transplante Langone.

“Mendoj se është hap i rëndësishëm në këtë pikë, që ofron siguri për nisje të studimeve edhe te trupat e gjallë të njerëzve”.

Montgomery e ka transplantuar për herë të parë veshkën e modifikuar të një derri në trupin e njeriut në shtator të vitit 2021, të përcjellë nga një procedurë e ngjashme në nëntor të vitit 2021.

Prej atëherë janë kryer disa eksperimente të ngjashme që kanë funksionuar për dy deri në tri ditë.


Top Channel

Banner

Related posts

Miliona njerëz arrijnë në Mekë për haxhin e madh në vapën saudite

admin

Bletët sulmojnë njerëzit në një funeral, një i vdekur dhe katër të plagosur rëndë

admin

Polonia forcon kufirin me Bjellorusinë

admin

Leave a Comment