Parku Kombëtar i Tenerifes në pjesën verilindore të ishujve Kanarie në Spanjë është përfshirë nga flakët dhe shuarja është vështirësuar nga erërat e forta.
Banorët e qyteteve pranë u evakuuan si masë paraprake dhe u ndalua qasja në pyllin që rrethonte vullkanin Teide, sipas mediave të huaja.
“Zjarri është i fortë dhe në një zonë të komplikuar”, tha udhëheqësi rajonal i Ishujve Kanarie, Fernando Clavio.
Autoritetet kompetente kanë ngritur nivelin e rrezikut dhe kanë kërkuar fonde nga qeveria qendrore.
Zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e së martës dhe në shuarjen e tij kanë marrë pjesë 11 helikopterë dhe 150 zjarrfikës, ndërsa është mobilizuar edhe njësia e emergjencës. Sipas vlerësimeve të para, nga zjarri është përfshirë një sipërfaqe prej 150 hektarësh.
Top Channel