SHQIPËRI

Politikani ukrainas: Vuçiqi na kërcënoi për të mos e njohur Kosovën – e papranueshme

U shpreh i tronditur për kërcënimet e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Ukrainës, Oleksandr Merezhko.

Ai tha se nuk i takon presidentit serb që t’i tregojë Ukrainën se çfarë duhet të bëjë me Kosovën, shkruan gazeta N1.

“Për ne është e papranueshme, kur shohim që shtetet e tjera tashmë e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur, duke përfshirë edhe aleatët tanë më të afërt, jam i sigurt se është e drejta jonë sovrane të vendosim nëse do ta njohim apo jo, dhe nuk i takon Vuçiqit të na mësojë apo të na diktojë se çfarë të bëjmë, të na kërcënojë. Është absolutisht tronditëse dhe e papranueshme”, tha ai.

“Jam tronditur nga mënyra totalisht jo diplomatike dhe e papranueshme me të cilën presidenti i Serbisë ka shprehur kërcënimet e tij, sepse ajo që kemi janë kërcënime absolutisht të papranueshme, madje edhe shantazhe”, theksoi Merezhko.

Ai shtoi se njohja e Kosovës nga Ministria Jashtme e Ukrainës për momentin nuk konsiderohet e arsyeshme si çështje.

“Sa i përket njohjes, sipas Kushtetutës sonë, presidenti është përgjegjës për zhvillimin e politikës së jashtme duke përfshirë çështjet e njohjes. Për momentin, Ministria jonë e Punëve të Jashtme nuk e konsideron të arsyeshme këtë çështje. Ndoshta do të thotë se vendimi i kësaj çështjeje do të shtyhet për në fund të luftës”, shtoi ai.

Banner

Related posts

Begaj pret delegacionin me kryetarë të komunave arbëreshe: Do të keni vëmendjen e duhur si pjesë e kombit tonë!

admin

U zunë ‘live’ në Tik Tok, plagosen dy të rinjë në Durrës

admin

Grushta e gota kokës, pamje nga sherri masiv në Tiranë ku u përfshi edhe një polic

admin

Leave a Comment