AKTUALE

Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Austrisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Austrisë, George Schnetzer, të cilin e ka uruar për detyrën dhe ka shfaqur shpresën se gjatë mandatit të tij, marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve do të intensifikohen edhe më tej.

Sipas presidentes Osmani, Austria mbetet aleate e rëndësishme, e cila e ka mbështetur Kosovën në faza të ndryshme të shtetndërtimit.

“Presidentja Osmani ka falënderuar Austrinë për mbështetjen e palëkundur, duke potencuar rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes së mëtejme për integrimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare”, thuhet në komunikatën e Presidencës.

Në takim me ambasadorin Schnetzer, presidentja ka shtruar nevojën e forcimit të partneritetit në mes të Kosovës dhe Austrisë, si dhe bashkëpunimit në fushën e arsimit, kulturës, tregtisë, si dhe fusha të tjera të interesit të dyanshëm

Banner

Related posts

Limaj akuzon Qeverinë për patriotizëm fals e përçarje në popull: S’kanë lidhje çka është shteti

admin

Për 7 orë, policia dënoi 194 persona në Gjorçe Petrov dhe Saraj

admin

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka dënuar sulmin e mbrëmshëm të Iranit mbi Izraelin.

Gjyla Halili

Leave a Comment