Klubi i Romës zyrtarizoi transferimin e Renato Sanchez, i cili kaloi në huazim nga francezët e PSG. Lojtari i cili u shpall kampion Europe me Portugalinë, duke u bërë lojtari më i ri që e fiton Europianin, mbërrin në Romë pas eksperiencave me Benfican, Bayernin, Swansean, Lille dhe PSG. Ai ka bërë 32 paraqitje me Portugalinë dhe ka shënuar 3 gola. Mesfushori do të mbajë veshur fanellën me numrin 20.
Për aventurën e re në kryeqytetin italian foli edhe 26-vjeçari, i cili nuk e fshehu entuziazmin për transferimi tek ekipi i Jose Mourinhos.
“Jam shumë i lumtur që kam ardhur në këtë klub të madh, projekti ishte ai që më bindi të vija këtu.
Besoj se të transferohesha tek Roma ishte zgjidhja e duhur për mua. Nuk më ngelet më gjë tjetër, përveç se të jap gjithçka për fanellën”.
Drejtori sportiv i Romës, Tiago Pinto u shpreh se transferimi i Sanchez ishte arritja e një objektivi që e vëzhgonin prej kohësh dhe beson se ai do të jetë një vlerë e shtuar për ekipin.
“Kishim kohë që interesoheshim për Sanchez, jemi të lumtur që arritëm ta merrnim, mendoj se aftësitë e tij janë në lartësinë e pritshmërive të klubit”.
Roma do të luajë ndeshjen e parë në Serie A në datën 20 gusht në shtëpi ndaj Salernitanes.
/BotaSot/