BOTA

Franca nën pushtetin e flakëve! Shkrumbohen kampet e pushuesve, evakuohen mijëra persona

Një zjarr i madh përfshiu kampet e pushimeve në Francë, pranë kufirit me Spanjën, duke detyruar më shumë se 3000 persona të evakuohen me shpejtësi.

Zjarrfikësit morën situatën nën kontroll, por ende rreziku vijon i lartë, ndërsa i gjithë vendi është shkrumbuar totalisht. Rreth 450 zjarrfikës të mbështetur nga avionët e mbikëqyrjes po luftojnë ende me flakët në zonën më të goditur.

Zjarri shpërtheu dhe përfshiu 500 hektarë afër fshatrave Saint-Andre dhe vendpushimin bregdetar të Argeles. Flakët u përhapën me shpejtësi për shkak të motit jashtëzakonisht të nxehtë, thatësirës dhe erërave të forta.

Shtatëmbëdhjetë zjarrfikës pësuan lëndime të lehta, por deri më tani nuk raportohet për viktima. Tridhjetë shtëpi mbetën të dëmtuara, së bashku me një magazinë dhe qendrat e kampeve për turistët.

Disa rrugë u mbyllën dhe shërbimi i trenit në kufirin spanjoll u pezullua për disa orë.

Në kufi me Spanjën, rajoni Pyrenees-Orientales është prekur më keq se çdo rajon tjetër francez nga thatësirat shkatërruese.


Top Channel

Banner

Related posts

Plagë në horizontin e “Qytetit të Dritës”/ Rrokaqielli i vetëm në Paris drejt 50-vjetorit me urrejtjen e parizienëve mbi “shpinë”

admin

Mark Nikolle Pjetrushi Lulgjuraj,Humanisti që djersën e vet po ja dhuron Malësisë dhe popullit te Saj

Gjyla Halili

Mbi 1300 viktima nga tërmeti në Marok, shpallen tri ditë zie

admin

Leave a Comment