AKTUALE

Konjufca dhe senatorja Fernandez flasin për forcimin e marrëdhënieve Kosovë-SHBA

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca takoi sot senatoren e shtetit të Nju Jorkut, Nathalia Fernandez.

Duke i uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, kryetari Konjufca falënderoi Senatoren Fernandez për kontributin e pakrahasueshëm të Shteteve të Bashkuara dhe Shtetit të Nju Jorkut ndaj vendit tonë, si dhe për meritat e Senatit dhe Kongresit Amerikan në intensifikimin e bashkëpunimit dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet shteteve tona.

Kreu i Kuvendit shprehu mirënjohje për punën e saj të jashtëzakonshme ndër vite me komunitetin e gjerë shqiptaro-amerikan në Nju Jork, komunitetin që, siç tha kryetari Konjufca, është simboli më i mirë i raporteve të ngushta historike mes popujve tanë, interesave dhe synimeve tona të përbashkëta.

Fokus i bisedës ishin marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve mike dhe aleate, si pikënisje nga ku merr kahe vazhdimësia dhe thellimi i mëtejmë i raporteve miqësore. /Telegrafi/  ​

Banner

Related posts

Ali Ahmeti me kritika nga Çairi për faktorin shqiptar

Gjyla Halili

Filantropi Lazim Destani telegram ngushëllimi familjes Nimani

admin

Sot në Kuvend do të mbajnë mbledhje tre komisione

Gjyla Halili

Leave a Comment