KOSOVË

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje arrestohet në Tiranë, dyshohet për trafikim droge

Dy kosovarë janë në mesin e pesë të arrestuarve në Tiranë të martën, nën dyshimin për trafikim droge, ka njoftuar Policia e Shqipërisë. Siç bëhet e ditur, ata janë kapur me 11 mijë e 300 tableta ekstazi, me peshë prej mbi 5.090 kilogramë në vlerë rreth 400 mijë euro. Një nga të arrestuarit është Besnik Mujeci, asamblist i Vetëvendosjes në Prishtinë.

RTV21 ka provuar të kontaktojë me zyrtarët e VV-së në Prishtinë për të marrë një reagim lidhur me këtë rast dhe është në pritje të përgjigjes.

Siç ka bërë të ditur Policia e Shqipërisë në një konferencë për media, ky grup është kapur pas hetimeve disamujore.

I quajtur “Punisher 2”, operacioni ka përfunduar me arrestimin edhe të M.R. 30-vjeçar nga Prishtina dhe K.P., A.M. dhe D.A. nga Tirana.

“Shtetasit e arrestuar janë lokalizuar në kryqëzimin e rrugës ‘Myslym Shyri’ dhe ‘Sami Frashëri’, së bashku me dërgesën me lëndë të dyshuar narkotike, prej 11300 tabletash ekstazi MDMA, me peshë 5.093 kg dhe vlerë tregu rreth 400 mijë euro”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, të dyshuarit shfrytëzonin sezonin turistik për t’i dërguar dërgesat me autobusët Prishtinë-Tiranë.

Related posts

Iniciohet rast kundër Dodikut për mohim të gjenocidit në Srebrenicë

admin

Kurti e përdori për fushatë, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ia dha projektin

admin

Greqia po përballet me të nxehtin më të madh në 50 vitet e fundit

admin

Leave a Comment