KOSOVË

Ka vdekur njëri nga të aksidentuarit tek rreth rrotullimi në Prishtinë

Ka vdekur njëri nga tre të lënduarit e aksidentit tek rrethrrotullimi në Prishtinë.

Shefi i repartit të Mjekimit Intensiv, Shaqir Uka ka bërë të ditur se 17-vjeçari nuk ka mundur t’iu bëjë ballë pasojave të lëndimeve.

“Tek ne ka qenë një 17-vjeçar. Fatkeqësisht nuk ka mundur t’ju bëjë ballë pasojave të lëndimeve. I njëjti ka ndërruar jetë rreth orës 22:00”, tha Uka.

Ndryshe, ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 03:00 të ditës së hënë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, se policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti.

Banner

Related posts

Demarkacioni s`është diskutuar në Kosovë, për ne punë e kryer

admin

Tre burra e rrëmbyen dhe e dhunuan një grua

admin

Policia e Kosovës qëndron në veri, nuk kthehet në jug

admin

Leave a Comment