BOTA

Gati padia e katërt për Trump, prova e fortë për ndërhyrje në zgjedhje në Xhorxhia

Banner

Një prokurore në Xhorxhia pritet që këtë javë të paraqesë para një jurie të madhe, një akuzë të katërt të mundshme kundër ish Presidentit Donald Trump për ndërhyrje në zgjedhje.

Hetimet janë përqendruar në dyshimet se zoti Trump ka ushtruar trysni ndaj zyrtarëve elektoralë të shtetit të Xhorxhias, për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 dhe se është përfshirë në komplot për të përdorur elektorë të rremë.

Ish presidenti e quan hetimin kundër tij një gjueti shtrigash.

Prova kryesore e prokurores Fani Willis në këtë rast është një bisedë telefonike e zotit Trump më 2 janar të vitit 2021 me Sekretarin e Shtetit të Xhorxhias, Brad Raffensperger. Ish presidenti dëgjohet duke i kërkuar atij të gjejë votat e mjaftueshme për të kapërcyer diferencën në vota me rivalin e tij demokrat Joe Biden.

“Thjesht dua të gjej 11 mijë e 780 vota, që është një më shumë sesa kemi”, shprehet zoti Trump në bisedë telefonike.

Zyrtari i lartë zgjedhor në Xhorxhia, Gabriel Sterling, i cili ndihmoi në rinumërimin e votave në zgjedhjet e vitit 2020 në këtë shtet, pritet të jetë një prej dëshmitarëve në këtë rast.


Top Channel

Banner

Related posts

“Njerëzit do marrin çfarë humbën”/ Mitsotakis, plan për të përballuar krizat klimatike

admin

FMN: Lufta në Ukrainë do të ketë pasoja ‘shkatërruese’ për ekonominë e Rusisë

admin

Sulm me dronë në Ukrainë, shkatërrohen qendrat ku ruheshin ndihmat humanitare

admin

Leave a Comment