SPORT

“Nuk kemi vend për lojtarë të tjerë”, Shehi: Duhet të përmirësohemi, merkato nuk ka

Orges Shehi, trajneri i Tiranës, normalisht që nuk ishte i kënaqur me rezultatin në fund të takimit. Ama nuk e bëri këtë humbje as dramë, pasi është veçse një miqësore vere, ndërsa kampionati do dy javë që të nisë dhe për të nuk është shqetësim. Në përfundim të ndeshjes ai pranoi se për paraqitjen në miqësore ka ndikuar gjendja fizike dhe mungesat që ka pasur në skuadër për arsye dëmtimi.

“Kjo ishte një ndeshje miqësore dhe jo më shumë. Një javë më parë ekipi ynë ishte me një ngarkesë të lartë fizike. E më pas skuadra ishte tri ditë pushim për ata që s’kanë luajtur dhe 5 ditë pushim për ata që kanë luajtur. Kështu që na u desh ky test për ta futur skuadrën në ritmin e duhur.

Sigurisht që ekipi ynë ka dhe shumë gjëra për të përmirësuar, pasi nuk jemi ende aty ku duhet. Nuk mendoj që grupi të ketë ndërhyrje më në merkato, pasi ndihemi mirë me gjithë ekipin dhe nuk ka vend për lojtarë të tjerë. Grupi është i kompletuar, presim që të na rikthehen edhe Doka me Deliun, të cilët vijnë nga dëmtimi që pësuan në ndeshjen me Beshiktashin. Kemi dhe Patrikun që po riaftësohet dhe do të jetë gati shumë shpejt, kështu që skuadra është e kompletuar plotësisht”, tha në fund të ndeshjes me Vllazninë, Orges Shehi.

Trajneri i Tiranës ka rezervuar edhe një ndeshje miqësore këtë javë, këtë herë kundër Elbasanit. Skuadra e tij ka qenë në fushë pa Selmanin, Patrikun, Najdovskin, Deliun dhe Dokën, të gjithë të dëmtuar. Edhe Nikqi nuk është aktivizuar pasi ka shqetësime fizike, ndërsa Hasani e nisi nga stoli, sepse është në largim e sipër nga bardheblutë. Aventura e tij e re do të jetë në Turqi.

/BotaSot/

Related posts

E kryer, Guardiola do të largohet nga Manchester City

admin

Aston Villa kërkon transferimin e Asensio

admin

Milani në çerekfinale të “Championsit” pas 11 viteve

admin

Leave a Comment