Një mësuese joge ‘e shoqërisë së lartë’ dhe bashkëshorti i saj po paditen nga fqinjët për planet e shembjes së shtëpisë së tyre, për ta kthyer një dy shtëpiza të ndryshme, megjithëse siç është kushton më shumë se 1.5 milionë paundë.
Por Emma e Terence McGuinness pretendojnë se po shënjestrohen qëllimisht nga fqinjët e tyre xhelozë, madje janë përjashtuar nga shoqëria komunitare prej fqinjëve.
Çifti është konfliktuar me ata që jetojnë pranë shtëpisë së tyre me katër dhoma gjumi në Surrey, në jug të Londrës, të cilën kërkojnë ta shembin për ta kthyer në dy shtëpi.
Ish-patinatorja McGuinness, 41 vjeçe, dhe bashkëshorti 45 vjeçar, kërkojnë të shtojnë një aneks në shtëpinë e tyre për të strehuar dhe babanë e saj që nuk gëzon shëndet të mirë.
Por çeshtja ka shkuar në gjykatën e Londrës ku çifti akuzohet se sillen si të ‘parët e vendit’ duke mos marre parasysh të drejtat e komunitetit të zonës së pasur.
Zoti McGuinness thotë se planet i kanë ndarë me fqinjët e tyre duke mos ilene pa marrë më pjesë në grupet e “shoqërisë së verës” apo sezonin e piknikëve karakteristikë. “Ne ndjehemi të përjashtuar, dy vitet e fundit kanë qenë shumë të vështirë për ne”, tha biznesmeni në gjykatë.
Çifti po paditet nga pronarët e rrugëve private që kërkojnë të ndalojnë kalimin e mjeteve të rënda të ndërtimit.
Zonja McGuinness nuk është më patinatore teksa tashmë është kthyer në një instruktore të suksesshme të jogës në stil Bikram.
Ndërsa bashkëshorti i saj ka studiuar për dramë edhe pse tani drejton një firmë catering-u.
Gjykatësi Simon Monty tha në favor të çiftit se ata kanë leje për të shembur shtëpinë e tyre, dhe se planet e tyre nuk kanë si qëllim përfitimin por ndërtimin e shtëpisë për të atin që ka nevojë për kujdesje.
Por avokatja e rezidentëve Miriam Seitler theksoi trazirat e mundshme që do të shkaktojnë punimet në komunitetin e qetë.
“Ekspertët llogarisin se një shtëpi mund të ndërtohet në 12 muaj dhe i gjithë projekti në 21 muaj”, tha ajo.
McGuinness ankohej se familja kishte humbur kontaktet me komunitetin prej çështjes, por avokatja theksonte se çifti ishin ftuar në evente komunitare si “përvjetori i mbretëreshës apo inaugurimi i mbretit”, dhe nuk kishin ardhur.
Ajo shtonte se askush nuk e ndalonte çiftin të shoqërohej e të kalonte kohë me anëtarë të komunitetit lokal.
Avokati i çiftit George Woodhead tha se fqinjë të tjerë kishin kryer punime rinovimi apo rindërtimi.
“Disa anëtarë të komunitetit kërkojnë të influencojnë me hipokrizi, dhe gjithsesi jo të gjithë janë kundër punimeve të propozuara”, shtoi ai.
Ai shtonte se çifti kanë ofruar kompensim për aktivitetin dhe dëmet e mundshme, si dhe shtoi se punimet do të kryheshin në oraret 8.00 deri në 18.00 dhe në fundjavë nga ora 9.00 deri në 13.00
Por avokatja Seitler tha se projekti i çiftit shkonte përtej gjithçkaje ishte kryer në të kaluarën dhe kërkonte një kompensim 80,000 paundë për përdorimin e rrugëve nga zoti e zonja McGuinness.
Gjyqi vazhdon teksa një javë përballje kanë akumuluar tashmë dhjetra mijëra paundë në fatura avokatësh./DailyMail/
Top Channel