Emigrantët që arritën të shpëtonin pasi varka me të cilën lëviznin u fundos në brigjet veriore të Francës, janë strehuar në kampe.
Të rinjtë nga Afganistani, rreth moshave 25 deri në 30 vjeç, por në mesin e tyre kishte edhe të mitur, tentuan të kalonin kanalin e La Manshit për të mbërritur në Britani.
Ata janë shprehur se do të tentojnë sërish të hyjnë në Britani, nëse kthehen mbrapsht pavarësisht rrezikut.
Rojet bregdetare franceze dhe angleze kanë raportuar se disa persona janë ende të zhdukur, pasi anija me më shumë se 60 persona u përmbys, ndërsa deri më tani kanë humbur jetën 6 persona dhe 50 të tjerë u shpëtuan.
Ekipet e kërkim-shpëtimit, me ndihmën e helikopterëve dhe anijeve, vijojnë punën për të gjetur trupat që rezultojnë të zhdukur.
Kryeministrja franceze, Elisabeth Borne, përmes një postimi shprehu ngushëllime për familjarët e viktimave, njëkohësisht përgëzoi përpjekjet e ekipeve të shpëtimit.
Nga ana tjetër, mediat britanike raportojnë se tragjedia nuk i ka ndaluar kontrabandistët shqiptarë të vazhdojnë reklamimin në rrjete sociale për kalimet e rrezikshme për emigrantët.
Daily Mail shkruan se gjatë kontaktimit me shqiptarët që mundësojnë kalimin me gomone në kanalin e La Manshit kanë deklaruar se nuk ka asgjë për tu shqetësuar pasi personat e mbytur nuk janë klientët e tyre.
Ndërkohë trafikanti shqiptar ka shtuar se ata sërish kanë dërguar emigrantë të paligjshëm drejt Britanisë, por nuk kanë pasur asnjë problem, duke lënë të kuptohet se kanë mbërritur në destinacion.
Top Channel