Donald Trump ka sfiduar pa u frikësuar të gjithë rivalët të cilët sipas tij po përpiqet t’i shkatërrojnë kandidaturën për nominimin e republikanëve në janar të vitit 2024.
Së fundmi ai mbërriti në panairin e fundjavës në Florida, aty ku ndodhej edhe rivali Ron DeSantis, ndërsa e papritura erdhi nga të pranishmit që duartrokitën sapo ish-presidenti amerikanë mbërriti aty.
Sipas raportimeve ai ishte një moment i rëndësishëm, ku vetëm në pak momente Trump e riktheu të gjithë vëmendjen tek vetja e tij.
Trump është shumë përpara në sondazhet kombëtare, duke eklipsuar guvernatorin e Floridës dhe pjesën tjetër të fushës, të cilët deri më tani kanë qenë në humbje.
Pavarësisht problemeve ligjore të Trump, ku është paditur tre herë brenda këtij viti dhe mund të paditet për herë të katërt në Gjeorgji këtë javë, ai mban një nga vendet më të rëndësishme në krye të renditjes.
Vlerësohet se asnjë kandidat në historinë moderne nuk ka pasur një mbështetje kaq të madhe pavarësisht peripecive të kaluar vazhdimisht.
Ndërkohë, DeSantis ka pasur dy ndryshime të stafit në tre javët e fundit dhe është zhytur në votime, ndërsa ai me dëshpërim përpiqet të rimëkëmbi fushatën e tij.
Top Channel