KOSOVË

Shqipëria u vizitua nga 1,7 milionë turistë të huaj gjatë korrikut

Shqipërinë e vizituan muajin e shkuar 1.7 milionë turistë. Të dhënat nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit tregojnë se shifra e të huajve që hynë në vend gjatë korrikut është 26 për qind më e lartë se një vit më parë.

“Me gjithë pritshmëritë e larta, nuk e kemi pritur kaq “Bum”. 1.7 milion֝ të huaj në një muaj është një shifër e konsiderueshme për vendin tonë”, thotë Jetmira Hoxha, operatore turistike.

Që nga fillimi i vitit Shqipërinë rezulton ta kenë vizituar më shumë se 5.1 milionë turistë nga rreth 3.5 milionë në po të njëjtin hark kohor të një viti më parë duke regjistruar kështu një rritje me 31 për qind. Për operatorët turistikë, kjo shifër rekord e shënuar në korrik, pritet të tejkalohet nga gushti.

 “Është vetëm data 11 dhe ne presim që deri në fund të muajit të kemi 2 milionë apo ndoshta edhe më shumë turistë”, shtoi ajo.

Veç çmimeve më të larta, operatorët tregojnë se kursi i këmbimit ka qenë njëra nga pakënaqësitë të të mëdha të shprehura nga turistët këtë vit.

 “Ata hasin pakënaqësi pasi ka pasur edhe vende që kanë abuzuar dhe ua kanë këmbyer euron me më pak se 100 lekë”, tregon Hoxha.

Të dhënat tregojnë se gjatë këtij sezoni janë dyfishuar turistët nga Spanja. Rritje me 142 për qind krahasuar me një vit më parë kanë regjistruar edhe të huajt nga Turqia. Shtim të turistëve këtë verë ka pasur edhe Mali i Zi, Franca dhe Italia.

Related posts

Europa s’ka qetësi pa zgjidhjen e problemit Kosovë-Serbi! Nuk jetohet në hasmëri shekullore

admin

Dialogu Kosovë-Serbi/ Më 14 shtator në Bruksel, analistët nuk presin përparime

admin

Kina përdori Dorian Duçkën për të sulmuar tribunalin e Hagës

admin

Leave a Comment