KOSOVË

Masat ndëshkuese të BE-së, ndikimi në ekonominë e Kosovës

Ka më shumë se një muaj prej kur Bashkimi Evropian vendosi masat ndaj Kosovës, për shkak të situatës në veri. Këto masa, përveç që përfshijnë pezullimin e ftesave për pjesëmarrje të Kosovës në ngjarje të nivelit të lartë, do të ndikojnë edhe në zhvillim ekonomik të vendit.

Pezullimi i Kosovës nga programi financues i BE-së me vlerë prej 7.5 miliardë eurosh, në kuadër të Programit për Evropën Digjitale dhe pezullimi i fondeve të IPA 2024, janë vetëm disa prej ndëshkimeve ekonomike nga Bashkimi Evropian.

Në lidhje me këto masa, kryeministri Kurti foli të enjten, ku i bëri thirrje BE-së që t’i largojë sa më shpejt.

Të njëjtën gjë e bëri edhe kryetari i Odës Ekonomike, Lulzim Rafuna. “Tani muajt e ardhshëm do ti kemi edhe fondet tjera për vendet e Ballkanit për të shpërnda dhe në qoftë se këto masa mbesin në fuqi atëherë ne nuk do të jemi shfrytëzues të atyre fondeve nuk do të lejojmë që ato fonde ti përdorem, për këtë arsye impakti është shumë i madh po prapë edhe më i madh impakti është në imazhin e Kosovës”, tha Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës.

Rafuna thotë se kjo situatë po ndikon te investitorët e huaj, të cilët janë të interesuar të investojnë në Kosovë.

“Shumë ndikon sidomos tek brendet e njohura të cilat luftojmë ditë e natë që ti ftojmë në Kosovë të cilët jo vetëm që investojnë në aspektin material por edhe financiar por edhe në ngritjen e fuqisë punëtore”, tha për RTK Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës.

Sipas profesorëve të ekonomisë, njëra prej fushave të rëndësishme ekonomike që preken nga këto masa, është edhe sektori privat.

“Kur flitet për zhvillimin e sektorit privat kjo ka të bëjë me fuqizimin e aftësisë konkurruese të sektorit privat, sepse Kosova qe 20 e sa vite vuan nga niveli tejet i ulët i eksportit dhe BE dëshirojë që sektorët të cilët pretendojnë të dalin në tregun ndërkombëtarë të bëhen konkurues dhe ta fuqizojnë aftësinë konkurruese”, tha Muhamet Sadiku, profesor i ekonomisë.

Megjithatë, në Bashkimin Evropian nuk ka sinjale se masat do të largohen shpejt. Të paktën ajo çfarë ka thënë zëdhënësi i BE-së, Petër Stano, për RTK-në. Sipas tij, përveç reduktimit të Policisë prej 25% brenda dhe përreth ndërtesave komunale në veri, nevojiten hapa të mëtejshëm për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës. RTK

Related posts

Sërish të shtëna masive në Serbi, së paku 8 të vrarë në disa fshatra të Mlladenovcit

admin

Moszbatimin i vendimit për Manastirin e Deçanit, pengon anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

admin

“Dhuna duhet të ndalet menjëherë”, ambasadori Rohde shkruan për situatën në Kosovë

admin

Leave a Comment