BOTA

Fillon gjykimi i huliganëve kroatë, në paraburgim 12, mes tyre 1 shqiptar/ Tifozët e AEK-ut protestojnë para gjykatës

Dhjetëra tifozë të klubit të futbollit AEK në Athinë protestojnë përpara gjykatës në Athinë, në momentet kur policia greke sjell nën masa të rrepta sigurie, 30 nga 105 të arrestuarit, të akuzuar për pjesëmarrje në incidentet e dhunshme të ditës së hënë, që sollën vdekjen e një 29-vjeçari grek.

Tifozët e AEK-ut hodhën shishe me ujë mbi oficerët e policisë që ruanin gjykatën si dhe ndaj gazetarëve që mbulonin ngjarjen.

Autoritetet greke mbeten në gatishmëri pas ngjarjeve të dhunshme që kanë tronditur vendin mes huliganëve kroatë dhe tifozëve grekë, para ndeshjes AEK-Dinamo e Zagrebit e cila më pas u anulua. Tetë tifozë u plagosën gjithashtu në përleshje, ndërsa policia që akuzohet se nuk mundi të parandalonte incidentet, arrestoi më pas dhjetëra huliganë, kryesisht kroatë.

Grupi i parë i tyre dëshmuan prej mëngjesit të së premtes për disa orë para tre gjyqtarëve hetues për t’iu përgjigjur akuzave penale që përfshijnë vrasje dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale.Procesi do të përfundojë të dielën, kur do të dëshmojnë edhe të arrestuarit e tjerë.

Video dhe fotografi amatore që publikohen orët e fundit tregojnë skena kaotike, me tifozët që hedhin molotov dhe përleshen me shkopinj druri, shufra hekuri e sende të forta, si dhe çastet e fundit kur tifozi 29-vjeçar i AEK-ut humb jetën nga hemoragjia si rezultat i një prerje me thikë në krah. Ai është varrosur pasditen e së premtes i përcjellë nga të afërmit e tij . Pas dëshmive të grupit të parë ,janë lënë në paraburgim 10 kroatë, një grek dhe një shqiptar 22 vjeç, si të dyshuar kryesorë për vrasjen.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis do të ketë një takim personal të mërkurën më 16 gusht me Presidentin e UEFA-s, Alexander Ceferin dhe më pas tryeza do të zgjerohet me pjesëmarrjen e disa ministrave kompetentë si dhe të pronarëve dhe presidentëve të klubeve futbollistike më të mëdha të vendit, të Olympiakos-it, Panathinaikos-it, AEK-ut dhe PAOK-ut.


Top Channel

Related posts

Rritet numri i viktimave në Turqi dhe Siri

admin

Izraeli kundërshton çdo marrëveshje të përkohshme për programin bërthamor të Iranit

admin

Policia e moralit rinis patrullimet në Iran

admin

Leave a Comment