BOTA

Ariu hyn me forcë në 21 banesa dhe i dëmton, alarmohen banorët në Kaliforni

Një ari në Kaliforni u kap nga Departamenti i Kafshëve të Egra pasi hyri me forcë në të paktën 21 banesa, duke i dëmtuar ato.

Sulmet ariu i bëri gjatë një periudhe një vjeçare ndërsa u zbulua pas kryerjes së analizave të AND-së nga ana e autoriteteve.

Kafsha e mbiquajtur nga vendasit dhe me emrin “Hank the Tank”, sipas AFP, u kap pasi ishte kthyer në një shqetësim të madh për banorët të cilët e shihnin dhe si rrezik për jetën.

Ariu së bashku me katër këlyshët e saj prej vitit 2022 hynte në shtëpi të ndryshme dhe përveçse merrte ushqim dëmtonte dhe orenditë shtëpiake e më pas largohej. Pas kapjes autoritetet e transportuan ariun drejt një strehe kafshësh në Kolorado ndërsa këlyshët u transferuan drejt një zone tjetër.


Top Channel

Banner

Related posts

Shpërthime në dy qytete në Rusi

admin

Raporti, UNICEF: 640 milionë vajza dhe gra në mbarë botën janë martuar në fëmijëri

admin

Më shumë se 100 mijë protestues kundër kryeministrit Netanuyahu

admin

Leave a Comment