AKTUALE

Bilall Kasami: MIRË SE ERDHE NË TETOVËN DARDANE z.KRYEMINISTËR!

I nderuar të mirëpres në takim vëllazëror kryeministrin e Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti.
Në takim diskutuam mbi thellimin e bashkëpunimit në rafshin lokal, me theks të veçantë në fushën e arsimit dhe kulturës. Lidhja jonë është shpirtërore dhe ne këtë e kemi dëshmuar me bashkëpunimet e deritanishme. Poashtu biseduam edhe për situatën politike në vend si dhe rreth zhvillimeve të fundit.
Turizmi malor është një mundësi tejet e mirë për t’u afruar Tetova dhe Prizreni dhe ne mbetemi të angazhuar që të ofrojmë mundësinë që qytetarët tanë lirshëm të qarkullojnë nëpërmjet projekteve të përbashkëta zhvillimore.

Gjithashtu, Kryeministrit Kurti i dhurova pikturën e cila simbolizon dëshminë e vuajtjeve të dikurshme të popullit shqiptar nga Prizreni dhe Tetova, të cilët u munduan gjatë jetës së tyre.

Sot, jemi shumë më mirë se dje, po punojmë që e nesërmja të na gjejë me investime kapitale dhe projekte kombëtare!

Banner

Related posts

VLEN: Po e çlirojmë Prokurorinë nga kthetrat e BDI-së

Gjyla Halili

Pendarovski do lë benificionet si ish president, do kthehet tek profesioni si profesor

Gjyla Halili

Reagon Rama: Krijimi i Policisë së Kryeqytetit është urgjente

admin

Leave a Comment