KOSOVË

Gjuajtje me armë në drejtim të policisë në veri të Kosovës

Banner

Sot në orët e para të mëngjesit në afërsi të Çeçevës, në Zubin Potok disa persona kanë gjuajtur me armë zjarri në drejtim të Policisë së Kosovës.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani, për portalin rtv21.tv konfirmoi se Policia ka hasur në tri vetura dhe një furgon që dyshoheshin se përdoreshin për kontrabandim të mallrave dhe se gjatë tentimit për ndalim kanë filluar të shtënat.

Elshani ka bërë të ditur se kanë arrestuar pesë persona, katër serbë dhe një shqiptar, dhe se një person tjetër është në kërkim.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit në rrethinën e Komunës së Zubin Potokut, Policia ka hasur në një furgon dhe disa vetura të cilat besohej se kontrabandonin mallra. Gjatë tentimit për ndalim, ka pasur shkëmbim me armë zjarri, por nuk ka të plagosur. Pesë persona janë arrestuar, katër serbë dhe një shqiptar, dhe një është në kërkim, ndërsa janë konfiskuar një furgon dhe tri vetura. Brenda furgonit janë gjetur cigare të kontrabanduara. Rasti ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit”, ka thënë Elshani./21Media

Banner

Related posts

Kurti po rrezikon raportet e Kosovës me SHBA-të, të ndryshojë urgjentisht qasjen

admin

Kush nuk voton nuk ka të drejtë as të ankohet, as të kërkojë llogari

admin

Pas takimit me Vjosa Osmanin, Rama takohet me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcën

admin

Leave a Comment