BOTA

Zjarret pyjore në Havai, 53 persona humbin jetën

Zjarret pyjore në Maui të Havait i kanë lënë të vdekur të paktën 53 persona, dhe shifrat pritet të rriten, kanë thënë zyrtarët.

Guvernatori Josh Green ka thënë se zjarret e kanë shkrumbuar qytezën Lahaina, duke i lënë mijëra persona pa strehë mbi kokë.

Si pasojë e kësaj katastrofe, që po konsiderohet më e keqja në historinë e vendit, besohet se janë rrafshuar 1.000 ndërtesa.

“Do të duhen shumë vjet për ta rindërtuar Lahainan”, ka thënë Green në një konferencë për media, teksa zyrtarët kanë nisur të planifikojnë si t’i strehojnë personat që u janë djegur shtëpitë.

Lahaina është destinacion i famshëm dhe vizitohet nga 2 milionë turistë në vit.

Havai është duke u përballur me zjarre pyjore prej të martës, të nxitura nga erërat e fuqishme dhe thatësia e madhe.

Autoritetet kanë nisur të ndajnë ndihma për të prekurit nga zjarret, ndërsa autoritetet amerikane në Kaliforni dhe Uashington i kanë nisur ekipet e tyre në Havai, për t’i rritur përpjekjet e kërkim-shpëtimit.


Top Channel

Banner

Related posts

Transeksuali i zgjedhur në bashki akuzohet për krime makabre pedofilie teksa e dashura transgjinore i dërgonte imazhe fëmijësh të kopshtit (fotot)

admin

Negociata me Putin? Zelensky: Është e pamundur të bësh kompromis me një gënjeshtar

admin

Ukraina shkatërron 27 dronë dhe një raketë balistike! Zelensky nga New York: S’e kuptoj pse Rusia ka ende një vend në OKB

admin

Leave a Comment