SHOWBIZ

Travis Scott shkakton tërmet në koncertin e tij në Romë, 60 fansa të lënduar

Të paktën 60 fansa raportohet të jenë lënduar, mbrëmjen e së enjtes, gjatë koncertit të madh që reperi Travis Scott mbajti në Romë.

Këngëtari prezantoi albumin e ri “Utopia” në Itali të hënën dhe dje mbajti shfaqjen e vetme në Romë, para se të nisë turneun e tij të ardhshëm me të njëjtin emër.

Fillimisht, ndalesa e parë ishte caktuar të mbahej në Piramidat e Gizës në Egjipt, megjithatë, data u anulua përfundimisht.

Eventi, i cili është organizuar në Cirus Maximus, raportohet të ketë shkaktuar një tërmet të vogël 1.3 ballë Rihter dhe disa fansave iu është hedhur spërkatës piperi pas një incidenti.

Mbi 60.000 fansa ishin të pranishëm në koncert për të parë reperin, por atmosfera arriti kulmin kur në skenë u shfaq dhe Kanye West.

Banner

Related posts

I tronditur nga aksesi i qeverisë amerikane në Twitter

admin

Gratë koreano-veriore që kanë emrin e njëjtë me bijën e liderit Kim Jong-un, urdhërohen ta ndryshojnë (fotot)

admin

Megan Fox kthehet në Instagram dhe kritikon thashethemet ‘e pabaza’ për lidhjen e saj me Kelly

admin

Leave a Comment