BOTA

Varianti i ri i COVID, OBSH: Rastet me “Eris” po rriten vazhdimisht

Varianti më i ri i COVID, i cili tashmë njihet me emrin “Eris”, që lidhet me nënvariantin Omicron mund të shkaktojë një valë më të lartë edhe pse deri më tani infektimet nuk janë masive.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e konsideron një variant që do të merret në konsideratë, megjithëse rreziku për shëndetin publik është vlerësuar i ulët.

“Eris” po përhapet globalisht, ku përfshihen Britania e Madhe, Kina dhe SHBA-ja. Megjithatë, OBSH sugjeroi se varianti nuk përbën një kërcënim të veçantë.

“Bazuar në provat e disponueshme, rreziku i shëndetit publik i paraqitur nga variant i ri vlerësohet i ulët në nivel global”, njoftuan ata, duke shtuar se rreziku duket të jetë në të njëjtin nivel me variantet e tjera qarkulluese.

Profesoresha e kërkimit për këtë çështje, Christina Pagel, deklaroi se nuk ka prova që ky variant mund të shkaktojë pasoja të rënda në shëndet.

Ajo vuri në dukje se rënia e imunitetit qoftë nga vaksinimet apo nga infeksionet e mëparshme mund të nënkuptojë se vala e “Eris” mori më shumë kohë për të arritur kulmin dhe për këtë arsye mund të jetë më e madhe.

OBSH renditi një sërë veprimesh që u rekomandoi shteteve anëtare t’i jepnin përparësi për të kuptuar më mirë largimin e antitrupave dhe ashpërsinë e variantit më të ri, përfshirë monitorimin e vazhdueshëm.

Javën e kaluar, Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar (UKHSA) publikoi një përditësim ku thuhej se “Eris” përbën rreth 15% të rasteve të infektimeve me Covid-19 në Angli.


Top Channel

Related posts

Hunter Biden kërcënon me veprime ligjore lidhur me akuzat për laptopë

admin

Ukraina pajtohet me Kroacinë për përdorimin e porteve në eksportin e drithërave

admin

“Pishinat e detit”: strehëza të ujërave të kripura nga e gjithë bota

admin

Leave a Comment