SHQIPËRI

Rrëzohet një aeroplan në Serbi, vdes një person

Një person ka vdekur nga rrëzimi i një aeroplani shumë të vogël afër Beogradit të enjten, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë (MPBS).

Aeroplani u rrëzua pak pas orës 12:00 më 10 gusht, pasi ishte ngritur nga aeroplani “13 Maji” në Zemun Polje.

Aeroporti “13 Maji” gjendet në lagjen Zemun Polje, 10 kilometra në perëndim të qendrës së kryeqytetit serb, Beograd.

Përfaqësuesi i Qendrës Kërkimore për Aksidentet e Trafikut, Nebojsha Petroviq, ka thënë se aeroplani i vogël që u rrëzua afër Beogradit ishte ngritur nga Aeroporti “13 Maji” në Zemun Polje.

Petroviq tha për agjencinë e lajmeve të Serbisë, Beta, se aeroplani ultra i lehtë ishte i regjistruar në Drejtorinë e Aviacionit Civil të Beogradit.

Ai shtoi se përfaqësuesit e qendrës shkuan në vendin e ngjarjes sapo morën informacione për rrëzimin e aeroplanit.

Banner

Related posts

Rama nesër vizitë zyrtare në Gjermani! Do takohet me Scholz në kuadër të kryesimit të Procesit të Berlinit nga Shqipëria

admin

Rama publikon pamjet nga punimet në rrugën Fier-Vlorë: Aksi do të reduktojë trafikun

admin

Orë vendimtare, zbardhen lëvizjet e fundit të SPAK për videoskandalin e Safet Gjicit

admin

Leave a Comment