SHQIPËRI

Rama: Kurti është kokëfortë dhe maksimalist, konflikti në veri mund të bëhet më i madh

Situata në veriun e Kosovës duket më e qetë këto javë, por kryeministri shqiptar Edi Rama mendon se konflikti atje mund të bëhet më i madh. Në një intervistë për “La stampa”, një ndër gazetat më të mëdha italiane,  Rama bën një paralelizimin me situatën që shpërthue disa vite më parë, në Donbas, nga ku nisi acarimi me Rusinë.

“Po, sigurisht dhe jam shumë i shqetësuar, por gjithçka varet nga ne. Askush nuk mund ta mërzisë Ballkanin nëse nuk i japim atij një shans. Konflikti në Kosovë mund të bëhet i madh, edhe pse në një shkallë të vogël. Situata e pakicës serbe në Veri mund të jetë një Donbas i vogël. Ëndrra e Putinit. Por Serbia nuk mund ta bëjë Rusinë, edhe nëse do të donte” u shpreh Rama.

I qëndroi deklaratave të tij të mëparshme kur u shpreh mbi vendimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“E respektoj, por do të bëja zgjedhje krejt të ndryshme. Ai është kokëfortë dhe maksimalist. Ai ka një mundësi fantastike, planin franko-gjerman të paqes. Marrëveshjet nuk janë në tryezë përgjithmonë. Pastaj, historia të bën të presësh”, shtoi ai

Kryeministri shqiptar u shpreh dhe rreth marrëdhënieve të tij me homolgen tialiane, Giorgia Meloni, duke thënë se zgjedhja e saj ishte një surpirzë e madhe. Tërheq vëmendje mesa duket ende ky takim me të.

“E admiroj. Giorgia është motra e re e Shqipërisë, unë jam një vëlla i vjetër i Italisë dhe ne e njohëm veten si të tillë në Tiranë, duke u përqafuar mirë me njëri-tjetrin para se të bisedonim me njëri-tjetrin”, tha kryeminsitri Rama

Në këtë intervistë, kreu i qeverisë foli gjatë dhe mbi turizimin e vendit tonë, duke thënë se shifrat e turistëve këtë sezon ishin përtej pritshmërive, abcnews.al, transmeton Insajderi.

Related posts

Video e Vuçiq në dasmën e djalit të Sheshelit, me këngë që lavdërojnë Pavle Gjurishiqin i cili kreu krime kundër myslimanëve në Bosnjë e Sanxhak

admin

Ekspozita në Athinë/ Rama shoqërohet nga bashkëshortja e tij Linda dhe djali Zaho

admin

Tension në fund të konferencës, Vuçiq: I zgjedhim vetë kumbarët tanë

admin

Leave a Comment