SPORT

Bayerni mbetet pa portier – Kreu

Banner

Bayern Munihu është në kërkim të një portieri.

Gjiganti bavarez mbeti pa portierin Yann Sommer, i cili iu bashkua së fundmi Interit, ndërsa nuk e di ende nëse do të mundë të llogarisë në veteranin Manuel Neuer, i cili po merret me terapi dhe i nevojitet ta shtyjë rikthimin edhe për dy muaj.

Sipas mediumit gjerman “Sport1”, klubi nga “Allianz Arena” po e konsideron mundësinë e transferimit të Kepa Arrizabalagas.

Të shtunën, Bayerni do të luajë në Superkupën e Gjermanisë kundër Leipzigut, ndërsa Sven Ulreich do të jetë portieri i parë.

Trajneri Thomas Tuchel ka punuar me Kepan në Londër, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që Bayerni ta kërkojë portierin spanjoll në formë huazimi.

Kampioni gjerman i ka nisur kontaktet me drejtuesit e klubit londinez dhe me përfaqësuesit e lojtarit..

/BotaSot/

Banner

Related posts

Shqipëria dominon edhe ndaj Moldavisë

admin

Swiatek bën ligjin te femrat

admin

NBA: Lakers fiton derbin e Los Angeles, fiton edhe Minnesota, Dallas e Denver

Gjyla Halili

Leave a Comment