SPORT

Chelsea nën hetim – Kreu

Roman Abramovich nuk është më te Chelsea, por Blutë e Londrës vazhdojnë të vuajnë pasojat e menaxhimit të manjatit rus. Mediat angleze zbulojnë se Federata dhe Liga e Futbollit ka nisur një hetim për pagesat e bëra nga ish-padroni i klubit me anë të disa kompanive “off-shore”.

“The Times” raporton se pronarët e rinj të klubit zbuluan një sërë transaksionesh të parregullta dhe njoftuan Federatën e Futbollit të Anglisë, Ligën Angleze dhe UEFA-n, por megjithëse shkeljet e supozuara janë bërë në presidencën e mëparshme Chelsea mund të përballet me një dënim të ashpër nga Premier League në formën e një gjobe deri në heqje pikësh.

Burime të njohura me rastin thanë se u identifikuan pagesa në gjashtë kompani “off-shore”. Pagesat, të vlerësuara në miliona, dyshohet se lidheshin me transferimin e lojtarëve që nuk ishin regjistruar si pjesë e raportimit financiar në Premier League dhe UEFA.

Përveç kësaj, disa nga kompanitë “offshore” ishin të lidhura me agjentë dhe ndërmjetës futbolli, dhe disa me Rusinë, megjithëse ende nuk është bërë e mundur të përcaktohet se kush qëndron pas kompanive të tjera.

Related posts

Portieri turk gjendet i pajetë nën rrënoja pas tërmetit në Turqi

admin

Milan luan sezonin brenda 5 ditësh

admin

Cordoba: Interi duhet ta luajë ndeshjen si një finale

admin

Leave a Comment