SHQIPËRI

“I urrej myslimanët!”, pronari i biznesit në Mal të Zi dëbon familjen nga plazhi

Një incident i pazakontë ka ndodhur në plazhet e Malit të Zi ku një pronar i një biznesi në bregdet ka dëbuar një familje myslimane, e cila kishte shkuar për të marrë rreze dielli.

Pas incidentit autoritetet kanë ndaluar pronarin e identifikuar si Dragn Gj. Në lidhje me këtë incident kur pronari largoi një familje myslimane për shkak të hixhabit që kishte vajza e tyre, ka reaguar edhe ministri i Brendshëm i Malit të Zi, Filip Axhi.

Axhi në fjalën e tij është shprehur se pas ndalimit të pronarit po punohet dhe për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

“Në pishinën “Rocky Beach” në plazhin e Utjehës nuk lejohet noti me rroba dhe kjo shënohet në tabelën përballë pishinës. Ata mund të notojnë me burka, me hixhab në det, ashtu siç bëjnë, por jo në pishinë”, ka thënë në polici pronari i biznesit, Dragan Gj.

Siç ka shpjeguar më tej, ai është në dijeni se video e debatit është shpërndarë në disa rrjete sociale, por pretendon se videoja është montuar për ta paraqitur atë si njeri negativ.

Keni nevojë që unë të përshtatem? Keni 1000 plazhe të tjera, shkoni atje, këtu nuk mundeni.

“Do të shkojmë, por dua të di arsyen, pse të largohemi” I ka thënë pronarit të biznesit kryefamiljarja.

“Sepse i urrej myslimanët”, ja ka kthyer ai. /abcnews.al

Banner

Related posts

Kryeministri Rama do të nisë podcastin e tij: Flasim edhe me kundërshtarë, të ftuar politikanë e artistë

admin

Analisti serb: Lirimi i policëve të Kosovës është kapitullim për Vuçiqin, më mirë të mos i arrestonte

admin

Regjistrimi i partive të mëdha/ Tensione në mbledhjen e KQZ-së

admin

Leave a Comment