AKTUALE

LDK-ja do të kërkojë komision hetimor për “keqpërdorimet me rezervat shtetërore”

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se kriza po e mbulon krizën.

Ka shtuar se veprimet që shkelin ligjin dhe Kushtetutën po e shkelin njëra-tjetrën.

Sipas tij, keqpërdorimet dhe abuzimet eventuale me rezerva shtetërore sidomos për produktet esenciale kërkojnë qasje hetimore serioze.

“Në emër të LDK-së në mbledhjen e parë të sesionit vjeshtor të Parlamentit do të kërkoj të formohet një komision hetimor për hetuar keqpërdorimet dhe abuzimet me rezervat shtetërore. Përveç hetimeve penale që duhet t’i bëjë Prokuroria e shtetit, ne konsiderojmë që duhet të ketë edhe hetime parlamentare”, ka thënë ai në një konferencë për media.

Gashi ka thënë se duhet ta kuptojnë të vërtetën për tenderët e hapur dhe për personat e përfshirë në këto kontrata.

Ka shtuar se duhet kuptuar se kush dhe si e ka menaxhuar procesin.

Ka deklaruar se do të kërkojnë të vërtetën përmes të gjithë mekanizmave.

“Komisioni hetimor për energjinë ka bërë punë të mirë duke zbuluar afera për çka edhe kryeshefi është në burg”, ka thënë ai duke arsyetuar se puna e komisioneve hetimore parlamentare është e vlefshme.

Sipas tij, në këtë rast është ende më i rëndësishëm një komision hetimor, duke shtuar se bëhet fjalë për produkte esenciale.

I pari i deputetëve të LDK-së e ka quajtur këtë situatë shumë komplekse.

Gashi ka folur edhe për zgjedhjet në veri. Ka shtuar se kjo Qeveri ka gjashtë kriza të cilat qëllimisht i ka prodhuar në veri.

Sipas tij, rezultati final i këtyre krizave ka kulmuar me sanksione.

“Është vështirë të vihet deri te sanksionet por është dhjetëra herë më vështirë të hiqen”, ka thënë ai.

Derisa ka folur për emërimin e zëvendësministrit Radoica Radomiroviq, ka thënë se “me aq sa kam lexuar në media, zëvendësministri ka marrë pjesë në Masakrën e Prekazit. Kjo është e papranueshme dhe e panevojshme”.

Related posts

“Ali Ahmeti na tha publikisht – e kam zgjedh Artanin, nuk e jap” – Mexhiti thotë se “rezultati në Çair është rezultat i budallakive” të Grubit

Gjyla Halili

VLEN: Historinë e shkruajnë fitimtarët, jo të mundurit!

Gjyla Halili

LAMTUMIRA E NËNËS SË HEROIT TË RI HIS FAZLIU

Gjyla Halili

Leave a Comment