AKTUALE

Kurti: Reforma në drejtësi është domosdoshmëri, vettingu zgjidhje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se reforma në drejtësi është domosdoshmëri dhe se vettingu është zgjidhje për këtë.

Kurti në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se ka shumë raste kur nga mosveprimi i sistemit të drejtësisë, persona me precedent penal enden lirshëm dhe marrin jetën e qytetarëve.

Ai ka përmendur rastin e fundit të vrasjes së Marigona Osmanit.

“Edhe raporte të ndryshme kredibile vendore e ndërkombëtare, konstatojnë se drejtësia e jonë vazhdon të jetë joefikase dhe e ngadaltë”, ka thënë Kurti. “Në shumë raste kur ndodh një krim duhet të ngrihet shoqëria që të kemi dënim meritor. Shembull është rasti i fundit i vrasësit të Marigona Osmanit. Vendimet meritore të sistemit të drejtësisë kanë ndikim të dyfishtë”.

Kurti ka thënë se sipas raporteve derisa niveli i kënaqshmërisë në qeverisje është rritur, në sistem të drejtësisë është i ulët.

“Reforma është domosdoshmëri e vettingu është zgjidhje. Tash e pesë muaj jemi në pritje të Gjykatës Kushtetuese, koha po kalon dhe kjo është humbje”, ka thënë Kurti.
Kurti po ashtu ka folur për letrën që 50 deputetë të shteteve perëndimore kanë dhënë mbështetjen për Kosovën dhe i kanë bërë thirrje BE-së, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, për qasje më të ashpër ndaj Serbisë.

“Ne jemi falënderues dhe mirëpresim secilin nënshkrim”, tha Kurti.

Kurti po ashtu i ka uruar mirëseardhje ministrit të ri të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ndërsa ka falënderuar ish-ministrin Armend Mehaj për punën dhe i ka uruar bashkëshortes së Mehajt shërim të plotë.

 

Related posts

Abdulselam Selami uron muajin e shejtë të Ramazanit

Gjyla Halili

70% e gazetarëve paguhen me pagë nën mesataren, edhe kërcënimet janë shtuar

Gjyla Halili

Nuredini pyetje publike Osmanit: A ke marë pjesë në protestën në sheshin e Shkupit në vitin 2001 kundër UÇK-së

Gjyla Halili

Leave a Comment