BOTA

Po ngjiste Malin e Bardhë, alpinisti izraelit rrëzohet për vdekje në Alpet Franceze

Një 55-vjeçar izraelit gjeti vdekjen në Alpet Franceze, pasi u rrëzua teksa po ngjitej në malin e famshëm ‘Mon Blanc’ së bashku me alpinistë të tjerë.

Aksidenti ndodhi mëngjesin e të martës në një një lartësi mbi 3000 metra. Anëtarët e ekipit të ngjitjes nuk ishin të lidhur me litar dhe 55-vjeçari nuk mbijetoi dot plagëve të marra.

Rrëzimet në rrugën më të njohur (Goûter) për ngjitjen në Malin e Bardhë në Francë nuk janë një fenomen i pazakontë. Në verën e vitit 2022, aksesi i alpinistëve në këtë rrugë u pezullua përkohësisht.

Në pjesën zvicerane të Alpeve, gjashtë alpinistë u rrëzuan për vdekje së fundmi brenda pak ditësh. Ata ishin tre zviceranë (19, 33 dhe 37 vjeç), një francez 26 vjeç, një holandez 36 vjeç dhe një gjermano-ukrainas 47 vjeç.


Top Channel

Banner

Related posts

Pse SHBA do të dërgojë bomba thërrmuese në Ukrainë?

admin

Një tërmet me magnitudë 6.1 godet kryeqytetin kolumbian

admin

Rishi Sunak do të nisë një projektligj për të ndaluar njerëzit që mbërrijnë me varka të vogla që kërkojnë azil

admin

Leave a Comment