BOTA

Zotohet Zelensky: Do t’i luftojmë sulmet ruse në Detin e Zi

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u zotua se Ukraina do të luftojë ndaj sulmeve të Rusisë në Detin e Zi, në mënyrë që të mundë të importojë dhe eksportojë drithëra dhe mallra të tjera përmes ujërave të tij.

Deklaratat e tij, të publikuara në uebsajtin e presidencës ukrainase, vijnë pak ditë pasi dronët detarë ukrainas, të mbushur me eksplozivë, e dëmtuan një anije luftarake ruse, pranë një porti rus, dhe e goditën edhe një cisternë ruse të naftës.

“Nëse Rusia vazhdon ta mbizotërojë Detin e Zi, jashtë territorit të saj, duke bllokuar [mallrat dhe udhëtarët], apo duke shtënë ndaj nesh përsëri, duke goditur portet tona me raketa, Ukraina do ta bëjë të njëjtën. Kjo është një mbrojtje e drejtë e mundësive tona, e cilitdo korridor”, tha Zelensky.

Ai i bëri thirrje Rusisë të mos i sulmojë më portet ukrainase me dronë dhe raketa, si dhe ta lejojë zhvillimin e tregtisë në Detin e Zi.


Top Channel

Related posts

Alarm i rremë në zyrat e Senatit amerikan, u raportua për një person të armatosur brenda godinës

admin

Profil/ Kush është famëkeqi Yevgeny Prigozhin, dikur krahu i djathë i Putin, sot i shpalli luftë

admin

Granatimet ukrainase në një rajon të Rusisë, zyrtarët: Dy persona mbetën të vrarë

admin

Leave a Comment