AKTUALE

“Korridori Blu”, lidh veriun me jugun, në Thumanë-Kashar mbi 40% e volumeve

Zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku njoftoi sot se, ka nisur puna për Korridorin Blu, i cili do të lidhë veriun me jugun e vendit.

Në një postim në rrjete sociale, Balluku publikoi hartën e rrjetit rrugor infrastrukturor ku do të përqendrohen investimet për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm.

“Numri i shtuar i vizitorëve në këtë sezon, padyshim ka rënduar situatën e trashëguar të trafikut në zonën Milot – Kashar”, u shpreh Balluku.

Balluku theksoi se, “lajmi i mirë është se tashmë ne kemi nisur nga puna për ta lidhur Shqipërinë Perëndimore nga veriu në jug me Korridorin Blu”.

Sipas saj, në Thumanë – Kashar, punohet me ritme të shpejta dhe është realizuar mbi 40 % e volumeve. Për të vijuar me segmentet, Milot – Thumanë, Kashar – Lekaj.

“Për aksin rrugor Lekaj – Fier, janë tri kontratat që po lidhim për të nisur menjëherë nga puna. Ndërkohë që për segmentin Milot – Balldren hapim garën e ndërtimit në vjeshtë dhe për rrugën Murriqan – Lezhë që është segmenti që na lidh me Malin e Zi. Aktualisht konsulentët e WBIF po hartojnë projektin paraprak, të cilin pritet ta dorëzojnë në dhjetor 2023”, tha Balluku.

Related posts

Bajram Rexhepi mysafir në familjen Ramanxhiku në Tetovë

Gjyla Halili

Gazetari Nevrij Ademi befason publikun: Ngjitet në skenën e iluzionistit më të njohur në botë Aref Ghafouri

Gjyla Halili

RAPORTIMET MEDIATIKE SHQETËSUESE – KOMUNA E ÇAIRIT PAGUAN 60.25 DENARË PËR 250 ML UJË TË PIJSHËM

Gjyla Halili

Leave a Comment