AKTUALE

PDK-ja kërkon hetim të menjëhershëm të Qeverisë Kurti

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka kërkuar hetim të menjëhershëm të Qeverisë Kurti

Ajo ka kërkuar që Prokuroria Speciale me urgjencë të fillojë hetimet për ta zbardhur të vërtetën e disa pretendimeve të raportuara që lidhen me përfshirjen e ndërmjetësuesit të Qeverisë Kurti për furnizim me rezervat shtetërore, Ridvan Muharremi, edhe me çështje të tjera, si tregtia ilegale me armë dhe krijimi i dëshmitarëve të paqenë kundër krerëve të UÇK-së.

Çitaku ka komentuar videon dhe akuzat e Ndue Gjinit ndaj Muharremit, që janë publikuar nga gazeta Nacionale.

“Nisur nga përmbajtja të deklaratës së dëshmitarit, reagimi i institucioneve të drejtësisë duhet të jetë emergjent. Ju dëgjuat e patë me figurë, dëshmitarin. Tregtia ilegale me arnë, krijimi i dëshmitarëve të paqenë kundër krerëve të UÇK-së, kërkon hetim. Më së paku, deklaratat e Ridvan Muharremit paraqesin ndërhyrje të drejtpërdrejt në drejtësi”, deklaroi Çitaku.

Çitaku tha se PDK kërkon edhe hetimin e kryeministrit Albin Kurti.

“Kush e ka autorizuar Ridvan Muharremin për prodhimin e dëshmitarëve të rrejshëm. Kush i ka kërkuar zhdukjen e një politikani tq PDK-së? Kërkesat tona për prokurorinë janë të thjeshta: nisni menjëherë dhe urgjentisht një hetim profesional për Ridvan Muharremin, përfaqësuesin e Qeverisë së Kosovës”, tha ajo raporton KP.

Banner

Related posts

Mexhiti priti ambasadoren amerikane: Lufta kundër korrupsionit dhe përparimi drejt integrimit evropian nuk kanë alternativë

Gjyla Halili

Osmani: Në seancën e Qeverisë do të propozoj tërheqjen nga iniciativa Ballkani i Hapur

Gjyla Halili

Erkan Arifi shtroi iftar për Muftininë e Bashkësisë Islame në Kumanovë dhe Likovë

Gjyla Halili

Leave a Comment