Iraku po përballet me thatësirë ekstreme, situatë që ka prekur tokat dhe ka zhdukur rezervuarët e peshqve.
Kriza alarmante e ujit, ka bërë që mungesa e ujit të bëhet gjithmonë e më e rëndë. Masat drastike të qeverisë kanë kufizuar përdorimin e ujit për disa qëllime, duke përfshirë ujitjen e të korrave, dhe autoritetet kanë goditur praktikat e paligjshme që ato i injoronin prej kohësh.
Omar Ziad një nga banorët vendas deklaroi se rezervuarët e tij të peshkut tashmë janë tharë, ndërsa toka është çarë.
“Më shumë se 1500 familje fitojnë jetesën e tyre nga këto rezervuarë, të cilat tashmë janë tharë. Unë kam vite që punoj në këtë sektor, por gjendja tashmë është e rëndë”, tha ai.
Që nga fundi i majit, fermat e paautorizuara të peshkut si ajo e Ziad janë bërë një objektiv.
Rënia e shiut gjatë katër viteve të fundit së bashku me rritjen e temperaturave ka sjellë nivelet e ujit në lumenjtë Tigër dhe Eufrat në nivele marramendëse, për të cilat Bagdadi akuzon gjithashtu digat në rrjedhën e sipërme të ndërtuara nga Turqia dhe Irani fqinj.
Përpara goditjes së majit, Iraku prodhonte gati një milion ton peshk në vit, por tashmë prodhimi ka rënë në 190, mijë ton. Njëkohësisht më shumë se dy milionë irakianë po përballen edhe me papunësi, pasi dikur punonin në këtë rezervuarë, tashmë të thara.
Top Channel