BOTA

Riaktivizohen zjarret në Qipro, autoritetet kërkojnë ndihmë! Portugalia dhe Spanja në luftë me flakët

Banner

Zjarret janë aktivizuar sërish në Qipro, teksa temperaturat e larta vijojnë të jenë prezente.

Në ndihmë të vendit kanë ardhur zjarrfikës nga Greqia dhe Jordania, ndërsa flakët vijojnë të djegin qindra hektarë tokë. Qeveria e Qipros ka kërkuar ndihmë nga vendet e tjera për përballimin e situatës.

Zjarri fillimisht u vu nën kontroll gjatë natës, por tashmë sërish situata është vështirësuar më shumë. Ekipet e zjarrfikësve po qëndrojnë në vendngjarje për të përballuar përhapjen dhe çdo shpërthim të mundshëm në atë zonë.

Në situatë të vështirë është edhe Portugali, ku janë shkrumbuar mijëra hektarë tokë dhe u plagosën 11 persona. Temperaturat ishin mbi 40 gradë Celsius kanë vështirësuar situatën. Tymi dhe hiri nga zjarri është përhapur në vendet përreth.

Autoritetet paralajmëruan se rreziku i zjarreve mbetet jashtëzakonisht i lartë në të gjithë vendin, ndërsa më shumë se 400 zjarrfikës ndodhen në terren.

Në Spanjën fqinje, gjendja gjithashtu mbetet e vështirë, teksa gjendja është jashtë kontrollit. Mijëra hektarë vijojnë të digjen prej ditësh, duke rrezikuar edhe banesat aty pranë.

 

 


Top Channel

Banner

Related posts

India ndalon eksportin, panik për oriz në supermarketet e SHBA dhe Kanadasë

admin

Musk do të padisë OJQ-të e Soros për ‘gjymtim të lirisë së fjalës’ (fotot)

admin

Zelensky: Sot bota pa që bosët e Rusisë nuk kontrollojnë asgjë

admin

Leave a Comment