Në këtë stinë të ngrohtë do të provojmë idetë kreative të autorëve që përdorën elemente të ndryshme lidhëse si element estetik
Nga fjongot e deri tek rripat që shkojnë rreth trupit, ky stil është shumë argëtues dhe tërheqës.
Bota e pëlhurave elastike luan një rol të madh, është më e lehtë të lidhësh gjërat elastike.
Stilistikisht vazhdon te koleksionet e mbrëmjeve që sjellin një larmi fustanesh të ngushta me theks në siluetën e trupit.
Lidhja në një formë fjongoje në pjesën e përparme është një nga elementët kryesorë, transmeton Telegrafi.
Disa fustane duken sikur janë të përbëra nga një fanellë dhe një fund
Një lojë e madhe krijuese zhvillohet në kuadrate.
Fustanet elastike me elementë të mbivendosur janë në top listën e modeleve verore.
Jo vetëm rreth belit, por lidhje të ndryshme ndodhin edhe në zonën e skajit të poshtëm.
Liri është një tekstil natyral, i përsosur për ditët e verës, pavarësisht se ku jeni – në qytet apo në plazh.
Nëse nuk dini cilin motiv të zgjidhni, vijat janë zgjidhja më e mirë.
Një tunikë e zakonshme u bë një fustan elegant.
Është vërtet e veçantë – motivi i gjetheve dhe detajet interesante janë pjesë e koleksioneve të reja verore. /Telegrafi/