BOTA

Dita Botërore e Rinisë/ Papa, thirrje të rinjve të mos humbasin shpresën, mbi 1.5 milionë besimtarë ndjekin meshën në Lisbonë

Papa Françesku u ka bërë thirrje të rinjve në gjithë botën të mos i humbin shpresat dhe t’i mbajnë gjallë ëndrrat për një të ardhme më të mirë, gjatë një meshe përmbyllëse në Kishën Katolike në Ditën Botërore të Rinisë në Lisbonë.

“Mos u frikësoni”, tha papa të dielën në Portugali, duke e përsëritur thirrjen e tij disa herë.

Papa Françesku u tha të rinjve se ata janë shumë të nevojshëm në një botë të rrethuar me kaq shumë telashe.

Rreth 1.5 milion besimtarë morën pjesën në meshën e mbajtur jashtë në parkun Tejo, në kryeqytetin portugez. Përafërsisht numri i njëjtë i njerëzve morën pjesë në një vigjilje të lutjes në vend të hapur të shtunën pasdite, shumica prej të cilëve e kishin kaluar natën në tenda kampingu në park.

Pasditen e së dielës, papa takoi vullnetarët e Ditës Botërorë të Rinisë, para kthimit në Romë.

Rreth 700 peshkopë dhe mbi 10 mijë priftërinj iu bashkuan festës në meshën e së dielës. Në fund të meshës, papa njoftoi se Dita Botërore e Rinisë do të mbahet më 2027 në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul.


Top Channel

Related posts

Freedom House: Regjim hibrid i Malit të Zi, paqëndrueshmëri kombëtare tashmë e dukshme në nivel lokal

Gjyla Halili

Përmbytje dhe viktima në Greqi, tre persona ndërrojnë jetë

admin

Rishi Sunak do të nisë një projektligj për të ndaluar njerëzit që mbërrijnë me varka të vogla që kërkojnë azil

admin

Leave a Comment