BOTA

Qentë sërfistë, zhvillohet kampionati në Kaliforni

Sërfi nuk është vetëm një ekskluzivitet për njerëzit e pasionuar pas sportit.

Në Oqeanin Paqësor është zhvilluar kampionati botëror i sërfit për qentë.

Të veshur me rroba të posaçme, qentë e racave të ndryshme shihen teksa ngasin valët drejt bregut me atletizëm, ndërsa pronarët e tyre dhe shumë të tjerë të kuriozuar ndiqnin evenimentin.

Njëri prej pronarëve duke folur plot krenari për qenin e tij shprehet se Cherie një bulldog francez i pëlqen të qëndrojë në bord, si një gur i madh. “Ajo ul pak shpinën, dhe gjoksi i ulet poshtë, ndërsa shijon udhëtimin.”

Një tjetër pronar shpjegon se qeni I tij është rritur shumë përgjatë viteve dhe ka mësuar ta zotërojë më mirë situatën mbi dallgë. “Është më e qetë taksa bën sërf ndryshe nga më përpara. Ajo e merr dallgën si të vijë dhe e shijon udhëtimin.”

Për disa qen të tjerë ky ishte viti i dytë që marrin pjesë. Për ta gjithçka është e re. Duam vetëm të vijmë dhe të bëjmë pak qejf si dhe të vendosim një buzëqeshje në fytyrat e njerëzve. Kjo është e gjitha çfarë kërkojmë thotë pronari I njërit prej qenve.

Disa prej qenve u panë teksa vendosnin edhe syze dielli. Kjo për të shmangur rrezatimin e fortë që uji bën në sytë e tyre duke shkaktuar edhe djegie herë pas here.


Top Channel

Banner

Related posts

SHBA kufizon lëvizjet e diplomatëve të saj në Izrael

Gjyla Halili

39 vjeçarja rrëshket drejt vdekjes teksa festonte fejesën në shkëmbin panoramik në Turqi (fotot)

admin

Sulm me raketa në zonën e banuar në Ukrainën juglindore, shkatërrohen ndërtesat

admin

Leave a Comment