Kosovari i kërkuar nga Interpoli, Shkëlqim Kastrati është arrestuar në lagjen Ulpiana të Prishtinës, shkruan Insajderi.
Por, kush është Shkëlqim Kastrati nga Podujeva, i njohur me pseudonimin “Kimi” dhe përse kërkohej nga Interpol?
Llapjani e kishte qëlluar me armë zjarri rojën, por që i shpëtoi sulmit me armë nga Kastrati pasi që kishte të veshur jelek antiplumb.
“Sipas dosjes hetimore, Shkëlqim Kastrati me origjinë nga Kosova, është implikuar në një ngjarje të rëndë në Gjermani, ku si pasojë e një konflikti me punonjësin e sigurisë së një klubi nate, e ka qëlluar këtë të fundit me pistoletë duke e dëmtuar rëndë. Fatmirësisht punonjësi i sigurisë ka mundur t’i shpëtojë sulmit me armë, për shkak se në trup mbante të veshur një jelek antiplumb“, thuhej në njoftimin e policisë.
Autoritet e drejtësisë nxorën mandat arresti për Kastratin, por nuk mundën ta lokalizonin dhe arrestonin brenda territorit gjerman. Kështu, Kastrati u arratis nga Gjermania drejtë Shqipërisë.
Edhe pse, Shkëlqim Kastrati për më shumë se dy vite ishte në kërkim ndërkombëtar, kjo nuk e ndaloi të lëvizte lirshëm nëpër Tiranë.
Dy vite pas, saktësisht në muajin maj 2019, Policia Shqiptare arrestoi Shkëlqim Kastratin në një palestër fitnesi.
Gjatë kontrollit në banesën ku jetonte me qera, në rrugën e Durrësit, policia e Tiranës i gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri, plumba dhe një sasi kanabis.
Si kishte ndodhur ngjarja?
Sipas dyshimeve të Prokurorisë, Kastrati më 15 dhjetor 2017-të, kishte shkuar në një diskotekë e cila ndodhet në një zonë industriale në Donaueschingen. Siç shkruajnë mediat gjermane, ai nuk u lejua në diskotekë, e për këtë qëlloi me armë një nga punonjësit e sigurimit.
Viktima mori plagë të rënda dhe u dërgua urgjentisht në klinikën emergjente. Menjëherë pas rastit, Kastrati iku.
Ai ishte shpallë në kërkim nga Interpoli pasi që pasi që Gjykata Gjermane me datë 15.12.2017 e ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për veprën penale vrasje me dashje parashikuar nga Kodi gjerman me maksimumin e dënimit, 15-vjet burg.