BOTA

Junta e Nigerit i kërkon ndihmë Wagner-it rus për ta mbajtur pushtetin

Banner

Kjo kërkesë erdhi gjatë një vizite të liderit të puçit, gjeneralit Salifou Mody, në shtetin fqinj Mali, ku ai e kontaktoi dikë nga grupi Wagner, ka thënë për Associated Press Wassim Nasr, gazetar dhe hulumtues i lartë në Qendrën Soufan.

Ai tha se tri burime nga Mali dhe një diplomat francez e konfirmuan takimin, për të cilin së pari raportoi France 24.

“Ata kanë nevojë për (Wagner) sepse ata do të bëhen garancia e tyre për ta mbajtur pushtetin”, tha ai, duke shtuar se ky grup po e konsideron kërkesën.

Një zyrtar ushtarak i Perëndimit, duke folur në kushte unanime sepse nuk ishte i autorizuar të fliste, tha për Associated Press se kishte dëgjuar se junta i ka kërkuar ndihmë Wagner-it në Mali.

Junta e Nigerit përballet me ultimatum deri të dielën nga blloku regjional ECOWAS për ta liruar dhe kthyer në zyre presidentin e zgjedhur në mënyrë demokratike, Mohamed Bazoum, i cili e ka përshkruar veten si peng.

Shefat e mbrojtjes së shteteve anëtare të ECOWAS-it e finalizuan një plan intervenimi të premten dhe u bënë thirrje ushtrive të përgatiten, pasi një ekip ndërmjetësues i dërguar në Niger të enjten nuk u lejua të futej në qytet, apo të takohej me liderin e juntës, gjeneralin Abdourahmane Tchiani.

Pas një vizite në Mali, vend që udhëhiqet nga një ushtri junta po ashtu, Mody paralajmëroi kundër ndërhyrjes ushtarake, duke u zotuar se Nigeri do të bënte gjithçka që është e mundur për të mos u bërë “Libia e re”, raportoi televizioni shtetëror të premten.

Junta kreu grusht shtet më 27 korrik, duke e arrestuar presidentin Bazoum.

Presidenti Bazoum, i cili u zgjodh në mënyrë demokratike në vitin 2021, është një aleat i ngushtë i Francës dhe vendeve të tjera perëndimore.

Nigeri ka përjetuar katër grusht shtete dhe tentative të shumta të tjera që nga pavarësimi nga Franca në vitin 1960./ REL

Banner

Related posts

Pas 198 orësh nën rrënoja, nxjerrën të gjallë dy vëllëzër në Turqi

admin

Xhimi Karter, presidenti që fitoi në jetë

admin

Situata apokaliptike nga zjarret, qeveria italiane diskuton shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

admin

Leave a Comment