SPORT

Brighton kthehet fuqishëm në garë për Asllanin

Brighton nuk heq dorë nga Kristjan Asllani.

Pas sondazheve të kryera në muajin qershor, skuadra e drejtuar nga italiani Roberto De Zerbi është rikthyer sërish të kërkojë informacione për mesfushorin shqiptar të Interit.

Tekniku italian ka simpati të veçantë për Asllanin dhe kërkoi personalisht informacione te Ausilio në muajin qershor, por atëherë mori një refuzim të prerë nga njeriu i merkatos te Interi.

Megjithatë anglezët janë rikthyer sërish në garë për shërbimet e 21-vjeçarit shqiptar dhe këtë herë me më shumë bindje, pasi jemi në muajin e fundit të merkatos dhe koha për kompletimin e ekipit nuk premton.

Banner

Related posts

Arbitrazhi e hedh poshtë vendimin e FFK-së, e kthen Dinamon në Grupin B

admin

Qeni “uzurpon” topin në ndeshje të futbollit (VIDEO)

admin

 I dëmtuari jashtë vendit, dështon sërish gjykimi ndaj kreut të FFK-së, Agim Ademi

admin

Leave a Comment