AKTUALE

LDK: Qeveria e ka kthyer në normalitet shkeljen e Kushtetutës

Banner

Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se Qeveria e ka kthyer në normalitet shkeljen e ligjeve dhe të Kushtetutës.

Në një konferencë për media, deputeti Armend Zemaj ka theksuar se përveç shkeljeve, Qeveria po merr vendime të dëmshme në vazhdimësi.

“Shkelja e ligjeve dhe Kushtetutës gjatë këtij pushteti e nga ky pushtet ka kaluar në normalitet. Shkel mbi shtetin vetëm për pushtetin. Më shumë se shkeljet është padituria e kësaj Qeverie. Ashtu siç janë shkeljet kushtetuese në vazhdimësi janë edhe tërheqjet dhe vendimet e dëmshme në vazhdimësi.. Kjo tërheqje shihet si një lojë e ndytë e Kurtit në raport më dështimin e tij në procesin e dialogut dhe rënien e tij në grackën e Vuçiqit”, ka thënë Zemaj.

Kurse, Shkëmb Manaj nga LDK ka theksuar se Qeveria po merr “kartona të kuq” çdo ditë për secilën fushë. Ai ka shtuar se zyrtarët publikë gjenden në presion nga partia në pushtet.

“Sot lajm do të ishte nëse ky pushtet nuk shkel ligje dhe Kushtetutë. Gati gjysma e ekipit qeverisës kanë marrë karton të kuq nga shkeljet kushtetuese. Në vend se me u largu, ata mbrohen. Dje Gjykata Kushtetuese i dha një karton të kuq pushtetit absolut. Zyrtarët Publik në secilin institucion janë në presion të madh nga partia në pushtet. Shumica e pozitave të larta drejtuese po funksionojnë me ushtrues detyre”.

Banner

Related posts

U shpall “Qytetar Nderi”/ Ahmeti nga Tirana: Shqipëria nëna jonë, falemderit, Tirana e Adem Jasharit, Zahir Pajazitit dhe dëshmorëve të kombit

Gjyla Halili

BDI: Dështimet e Qeverisë duhet të rezultojnë me zgjedhje të parakohshme

Gjyla Halili

“S’mund të bëjmë një sy qorr”, Braverman e ashpër: Avokatët që ndihmojnë emigrantët e paligjshëm, të burgosen

admin

Leave a Comment